Hyni brenda, para se të vini.

Ture virtuale 360° për hotele, sallone makinash, qendra tregtare dhe çdo hapësirë që shitet me sy. Klienti e përjeton vendin tuaj gati si në të vërtetë: ecën nga dhoma në dhomë, sheh çdo kënd dhe vendos para se të vijë.

Duke filluar nga200 €pagesë një herë

Prizren dhe gjithë Kosova.

ADORÉ Lounge & Patisserie, xhiruar nga ne. Turi lëviz vetë derisa ta prekni: tërhiqeni me gisht, hyni nga dyert, hapni ekranin e plotë.

Çfarë bëjmë

Gjithçka që i duhet biznesit tuaj për t’u parë mirë online, nga xhirimi deri te rezervimi. Ju nuk merreni me asgjë teknike.

Ture virtuale 360°

E xhirojmë hapësirën, e ndërtojmë turin me dyer dhe pika informacioni dhe ju japim lidhjen e turit, që hapet online edhe pa faqe interneti.

Fotografim për Booking

Seancë e veçantë fotografimi profesional, gati për Booking.com, Expedia, faqen dhe Instagram. Deri në 8 lloje dhomash, me banjot dhe ballkonet.

Faqe interneti me rezervim direkt

Dizajni, tekstet dhe faqja në dy gjuhë, me buton rezervimi që i sjell mysafirët direkt te ju, pa komision.

Google Maps dhe profili i biznesit

E publikojmë turin në Google Maps dhe e rregullojmë profilin, aty ku ju kërkojnë klientët.

Çdo tur 360° përfshin

Dyer nga një hapësirë në tjetrënVizitori kalon nga hyrja te dhoma, te restoranti, si të ishte aty.

Butona për rezervim dhe WhatsAppNë ngjyrën e markës suaj, që klienti t’ju kontaktojë menjëherë.

Punon në çdo telefonPa aplikacion. Në telefon mund të shikohet edhe duke e lëvizur telefonin.

Shqip, anglisht dhe gjermanishtButonat dhe udhëzimet ndryshojnë sipas gjuhës së vizitorit.

Lidhja e turit, gati për t’u ndarë kudoTuri hapet online me lidhjen e vet, edhe pa faqe interneti. E ndani në Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Google. Nëse keni faqe, e vendosim edhe aty.

Raport mujorSa njerëz e panë turin, sa klikuan për rezervim dhe sa ju shkruan në WhatsApp.

Paketat

Pagesë një herë. Hostimi i turit përfshihet në vitin e parë. Fotografimi për Booking është seancë më vete.

Klientët e parë: gjysmë çmimi.Në këmbim, turin tuaj e tregojmë si shembull.

Tur 360°

Për hapësira të vogla, bujtina dhe apartamente.

200 €një herë, hostimi i vitit të parë përfshihet

  • Deri në 15 pamje 360° të lidhura me dyer
  • Butona për rezervim, telefon dhe WhatsApp
  • Lidhja e turit për rrjetet sociale, edhe pa faqe interneti
  • Raport mujor i shikimeve

Fotografim për Booking

Seancë e veçantë, krahas turit 360°.

500 €për seancë

  • Deri në 8 lloje dhomash
  • Me banjot dhe ballkonet
  • Foto profesionale të përpunuara
  • Gati për Booking.com, Expedia, faqen dhe Instagram
Gjithçka nga ne

Prezencë e plotë

Për biznese që duan faqe të re interneti dhe gjithçka gati.

nga 1.200 €sipas madhësisë, me ofertë

  • Tur 360°
  • Faqe interneti në dy gjuhë, me dizajn dhe tekste nga ne
  • Buton për rezervim direkt, pa komision
  • Turi në Google Maps dhe profili i biznesit i rregulluar
  • Fotografimi për Booking: +500 €

Shtesa

Sipas nevojës, mbi çdo paketë.

  • Hostimi pas vitit të parë, për çdo tur10 € / muaj
  • Sallë eventesh, spa ose pishinë+50 €
  • Publikimi i turit në Google Maps+50 €
Ofertë e veçantë

Sallone makinash dhe qendra tregtare

Projekte më të mëdha, të ndërtuara sipas hapësirës suaj.

  • Sallone makinashTuri i sallonit, plus pamje 360° brenda çdo makine, secila me lidhjen e vet.
  • Qendra tregtareÇdo kat dhe hyrje, çdo dyqan si pikë e klikueshme, plus pamje e lokaleve të lira për qira.

Si punojmë

  1. Takim 15 minutaJu tregojmë një tur në telefon dhe shohim çfarë ia vlen të fotografohet.
  2. XhirimiTuri 360° zakonisht merr një deri dy orë. Fotografimi për Booking bëhet në seancë më vete. Nuk i pengojmë mysafirët.
  3. Turi gatiJu dërgojmë lidhjen ta shihni. Ndryshimet i bëjmë ne.
  4. OnlineMerrni lidhjen e turit dhe e ndani ku të doni: Instagram, Facebook, WhatsApp, Google. Çdo muaj merrni raportin e shikimeve.

Për kë është

Për çdo biznes ku klienti do ta shohë vendin para se të vijë, të rezervojë ose të blejë.

Hotele

Mysafiri e sheh dhomën, holin dhe terasën para rezervimit, dhe rezervon direkt te ju, pa komisionin e Booking-ut.

Sallone makinash

Turi i sallonit, plus pamje 360° brenda çdo makine me lidhjen e vet për Facebook, Instagram dhe blerësit jashtë Kosovës.

Qendra tregtare

Vizitori ecën nëpër kate nga telefoni. Çdo dyqan ka pikën e vet, dhe lokalet e lira u tregohen qiramarrësve.

Restorante dhe kafene

Salla, terasa dhe atmosfera, aty ku njerëzit vendosin ku do të dalin sonte.

Apartamente dhe patundshmëri

Blerësit nga diaspora e shohin banesën me detaje, pa udhëtuar për një vizitë.

Zyra, klinika, palestra

Klienti i ri e njeh vendin para ditës së parë. Më pak pyetje, më shumë besim.

Pyetje të shpeshta

A duhet të kem faqe interneti?

Jo. Turi ka lidhjen e vet dhe hapet online në çdo telefon ose kompjuter. E ndani në Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Google. Nëse keni faqe, e vendosim edhe aty me një rresht kodi.

A punon në telefon?

Po, në çdo telefon, pa aplikacion. Vizitori e lëviz turin me gisht ose duke e lëvizur telefonin.

Sa zgjat fotografimi?

Zakonisht një deri dy orë për hotel ose sallon. E caktojmë në orën që ju përshtatet, që të mos pengojmë askënd.

Çka përfshin fotografimi për Booking?

Një seancë të veçantë fotografimi profesional: deri në 8 lloje dhomash, me banjot dhe ballkonet. Fotot janë të përpunuara dhe gati për Booking.com, Expedia, faqen tuaj dhe Instagram. Çmimin e gjeni te Paketat.

Çka ndodh pas vitit të parë?

Turi mbetet online me hostim mujor dhe ju vazhdoni të merrni raportin e shikimeve. Çmimin e hostimit e gjeni te shtesat, te Paketat.

A mund ta shoh turin në Google Maps?

Po. E publikojmë turin në profilin e biznesit tuaj në Google Maps, si shtesë mbi paketën. Shihni Paketat.

Si e di nëse turi sjell klientë?

Çdo muaj ju dërgojmë raportin: sa njerëz e panë turin, sa e eksploruan, sa klikuan për rezervim dhe sa ju shkruan në WhatsApp.

Le ta shohim hapësirën tuaj në 360°.

Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi. Vijmë për 15 minuta dhe jua tregojmë në telefon.